Kuvendi në vazhdimin e seancës së 59-të miratoi më shumë ligje me procedurë të shkurtuar

Maqedonia

Kuvendi në vazhdimin e seancës së 59-të miratoi më shumë ligje me procedurë të shkurtuar

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 18:09
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në vazhdimin e seancës së 59-të miratoi katër ligje me procedurë të shkurtuar.

Deputetët me procedurë të shkurtuar i miratuan plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Ndryshimet kanë të bëjnë në prodhimin audio dhe video. Ndryshimet do të vlejnë deri më 1 janar të vitit 2019.

Deputetët i miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, si dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat