Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra - Bota Sot
Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra

Maqedonia

Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:06
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sonte deklaroi se katër gjëra do të ndryshohen në Kushtetutë përmes miratimit të një amendamenti, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Prespës.

Ndryshimi i parë është, siç tha ai, shtimi i përcaktimi gjeografik, i dytë është në Preambulën për përforcimin e elementeve konstitutive të shtetësisë përmes ASNOM-it.

“Dëshirojmë ta bëjmë me një amendament që të mos shpenzojmë kohë për më shumë amendamente. Besoj se kjo mundet. Juristët do ta thonë fjalën e fundit, por thelbi është ky”, deklaroi Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev potencoi se marrëveshja e Prespës është korrekte dhe zgjidhje e drejtë bazuar në fakte dhe se më në fund do t’i realizojmë aspiratat shekullore.

“Kemi gjuhë maqedonase të konfirmuar, identitet maqedonas të konfirmuar, jemi maqedonase, maqedonas, të cilët jetojmë në Republikën e Maqedonisë dhe gjithmonë do të mbesim kështu. Identiteti ynë është i vërtetuar me atë që e zgjodhëm kontestin, i cili ndalonte Maqedoninë t’i hap ‘portat e hekurit’ që ishin me të vërtetë të vendosura para Maqedonisë, dhe kjo është hapja e porteve drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Zaevi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...