Kotzias: Referendumi nuk është kusht juridik për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Kotzias: Referendumi nuk është kusht juridik për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:15
Nikos Kotzias

Referendumi nuk është as kusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, por kjo është zgjedhje e Shkupit, tha shefi diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”.

Kotzias theksoi se Ivanov si kryetar dhe Zaev si kryeministër kanë qenë të zgjedhur me më pak vota nga ajo çka ka marr “për” në referendum.

“Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Shkupit, por nuk është kusht, por as parakusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes, kjo është e një rëndësie të mëdha. Tani shkojmë në pjesën e politikës. Është përqindja e madhe 37-38 për qind?. Kur e shikon dikush në shikim të parë, dhe nuk i dinë politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël. Dhe logjikisht është. Por, nëse e dinë se sa vota janë këto 37-38 për qind dhe çka ndodh në zgjedhjet e më hershme, atëherë do të kuptojë gjërat e caktuara, tha Kotzias, duke cituar se sa vota kanë marr kryeministri Zoran Zaev në zgjedhjet e vitit 2016-të dhe sa kryetari Gjorge Ivanov.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, ministri për punë të jashtme tha se nuk janë të pastruara Lista Zgjedhore dhe nëse do të kishin votuar të gjithë që kanë të drejtën e votës, realisht trupi votues do të ishte nga 1.2 milionë votues, ndërsa shumica e mbi 50 për qind do të ishte ndër 600.000 votues, gjegjësisht 540.000-550.000 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat