Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë, rruga e vetme për në NATO

Maqedonia

Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë, rruga e vetme për në NATO

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:34
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për të hyrë në Aleancë dhe në organizatat e tjera, por Maqedonia në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë dhe plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg, shkruan ATSH.

Ai theksoi se “kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin”. “Do ta pranojmë vendin si anëtarin e 30-të, por marrëveshja për emrin duhet të implementohet patjetër”, thotë Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat