Të hënën nis debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Të hënën nis debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit të Maqedonisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:35
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi për të hënën, 15 tetor, e ka caktuar seancën në të cilën në rend dite do të jetë Propozimi për qasje në ndryshimet kushtetuese, ndërsa pritet që të njëjtën ditë të thirret edhe Komisioni për çështje kushtetuese, ku do të kishte filluar diskutimi për propozimin.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për MIA-n kanë informuar se seanca e 61-të do të mbahet të hënën, më 15 tetor, me fillim në orën 11, ndërsa pas përfundimit të saj do të fillojë seanca e 60-të.

Fillimi i mbledhjes së Komisionit për çështje kushtetuese, siç thonë nga kabineti i Xhaferit, me siguri do të jetë poashtu të hënën.

Komisioni për Propozimin për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese mund të diskutojë 10 ditë, me çka Raporti përsëri do të duhet të gjendet në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat