Meta: NATO e BE më afër për Maqedoninë - Bota Sot
Meta: NATO e BE më afër për Maqedoninë

Maqedonia

Meta: NATO e BE më afër për Maqedoninë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:28
Presidenti Meta

Presidenti Meta përshëndeti votimin në parlamentin maqedonas pro ndryshimeve kushtetuese për emrin e këtij shteti.

Ai shtoi se kjo gjë është një shpresë e besim se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë” – shkroi Ilir Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...