Mançevski: Do të vendoset rend në kaosin e administratës

Maqedonia

Mançevski: Do të vendoset rend në kaosin e administratës

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:24
Damjan Mançevski,

“Reformat në administratë vazhdojnë me zbatimin e analizës funksionale horizontale. Kjo do të thotë se përfundimisht në Maqedoni do të vendosim rend në kaosin. Institucionet do të riorganizohen, me ç’rast është e mundur të paraqitet edhe nevoja e pezullimit të disa institucioneve, zvogëlimit të numrit të këshillave administrative, respektivisht zvogëlimi të shpenzimeve për administratë”.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën “Sfidat moderne në administratës publike dhe roli i partneritetit për arritje të zgjedhjeve” që po mbahet bashkë me Qendrën për shërbime shtetërore në Astana, Kazakistan.

“Në afat më të gjatë do të thotë edhe revizion i ligjit për organizim të organeve për administratën shtetërore. Mund të presim se gjatë zbatimit të këtij riorganizimi, do të paraqitet nevoja e pezullimit të disa institucioneve, zvogëlimit të numrit të këshillave drejtues, respektivisht zvogëlimit të shpenzimeve për administratë”, theksoi Mançevski.

Ai shtoi se këtij procesi i ka paraprirë planifikimi i të gjitha institucioneve në vend dhe grupimi sipas statusit, sipas llojit, sipas linjave të përgjegjësisë dhe informacione tjera relevante, ndërsa në mënyrë shtesë është zbatuar edhe analiza funksionale horizontale e shërbimeve inspektuese.

Lidhur me atë nëse do të ketë pushime nga puna nga administrata, tha se qëllimi është që askush të mos i humb vendet e punës dhe se bëhen analiza, me të cilat do të detektohet gjithë ajo që është tepricë në institucionet dhe përsëriti se nën kushte të caktuara këtë tepricë do ta ofrojnë në sektorin privat.

Konferenca që mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka për qëllim që ta theksojë rolin e partneritetit për tejkalimin e sfidave bashkëkohore përmes prezantimit të praktikave të vendeve, si dhe bashkëpunimin për avancimin e shërbimeve shtetërore dhe mësimeve të nxjerra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat