Ivanov: Historinë e Maqedonisë do ta shkruajë Greqia

Maqedonia

Ivanov: Historinë e Maqedonisë do ta shkruajë Greqia

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:29
Gjorge Ivanov

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov në Konferencën shkencore në Ohër kushtuar 1000 vjetorit pas shtetit të Mbretit Samoil u fokusua në Marrëveshjen e Prespës.

Sipas tij, me këtë Marrëveshje do të vijë deri te shkrimi i së ashtuquajturës histori e re politikisht korrekte, në të cilën do të vendosen gjëra të shkruara sipas vullnetit të Greqisë dhe e cila do t’u mësohet fëmijëve nëpër shkolla dhe studentëve nëpër fakultete.

"Me marrëveshjen e Prespës, veprimtarinë tuaj akademike dhe arsimore do ta mbikëqyrin politikanë, diplomatë dhe burokratë të cilët seriozisht do t’i censurojnë librat që ju i shkruani apo prej të cilave ju ligjëroni", deklaroi Ivanovi.

Para pjesëmarrësve në Konferencë, presidenti maqedonas tha se autorët e tekstit të Marrëveshjes së Prespës kanë treguar mosnjohje të historisë së Ballkanit.

"Por, ata shkojnë një hap më larg dhe mohojnë shumë vlera universale. Para së gjithash e mohojnë të drejtën për vetëvendosje që do të thotë se vetëm kombi ka të drejtë të vendosë për fatin e vet dhe se askush nuk është i autorizuar me dhunë të intervenojë në jetën e tij", tha Ivanovi.

Siç parashikon Marrëveshja e Prespës, tashmë u formua Komiteti i përbashkët i ekspertëve të historisë, arkeologjisë dhe çështjeve arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti edhe pse duhet ta shqyrtojë interpretimin shkencor të ngjarjeve historike, megjithatë kjo do duhet të realizohet nën mbikëqyrjen e ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat