Sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 09:44
Seanca e kaluar zgjati më shumë se 10 orë dhe i panë vetëm disa nga inçizimet e kamerave të sigurisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e kaluar më 25 tetor, Prokuroria prezantoi pamje nga kamerat para kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, si dhe vende tjera nga Kuvendi.

Seanca e kaluar zgjati më shumë se 10 orë dhe i panë vetëm disa nga inçizimet e kamerave të sigurisë.

Në disa inçizime është parë lëvizja e anëtarëve të sigurimit të kryetarit të atëhershëm Trajko Veljanoski, gjithashtu janë vërejtur të akuzuarit Goran Gjoshevski dhe Elena Bozhinovska, si dhe Ivan Cvetanovski.

Përndryshe, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 për nxitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat