Marrëveshja e Ohrid në Preambullë, çallami i BDI-së

Maqedonia

Marrëveshja e Ohrid në Preambullë, çallami i BDI-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Sulejman Mehazi

"Marrëveshja e Ohrid është futur në Preambullën e Kushtetutës", thonë dy mysketarët politikë e të dy taborreve maqedonase-shqiptare, gospodinot Zoran Zaev dhe zotëri Bujar Osmani. Punë të madhe kanë bërë, në Preambullën e Severna Makedonisë kanë futur një marrëveshje bajate, të pavlefshme, me zgjatje kohore gjashtëmbëdhjetë vjeçare të vdekur. 

Kjo i vjen njësoj kur lind një fëmijë në ndonjë shtëpi e familjarët ia vëndojnë emrin e fëmijës së vdekur para 16 vitesh, kështu ndodh me Marrëveshjen e Ohrid që lindi më 2002, por vdiq që në lindjen e saj. Në vend që të futin në preambullën e Maqedonisë së re Veriore marrëveshje të reja maqedone-shqiptare, politikanët shkojnë mbrapa, fusin elemente shtetërore të vjetra të Republikës Ish-jugosllave të Maqedonisë.

Kjo s'bëhet në dobi të popullatës shqiptare, por vetëm për interesat e BDI-së, futja e kësaj marrëveshje në Preambullë është sa për të argumentuar e lënë gjurmë, se, dikur është bërë luftë, e këtë luftë e ka bërë Ali Ahmeti, e se kjo Marrëveshje e ka ndalë këtë luftë të bërë nga UÇK-ja e Ali Ahmetit kaq. Veprimet boshe 16 vjeçare politike të Marrëveshjes së Ohrid asgjë e kurrgja s'ju dhanë shqiptarëve përveç 20% të gjuhës zyrtare shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat