Marrëveshja e Ohrit dhe arsimi në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore - Bota Sot
Marrëveshja e Ohrit dhe arsimi në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Marrëveshja e Ohrit dhe arsimi në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Abdulla Mehmeti

Nëse përfshihet Marrëveshja e Ohrit në preambulën e Kushtetutës, shqiptarëve u vendoset një plafon kufizues mbi të cilin nuk mund të shkojnë të drejtat kolektive të
shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë Veriore. Mes tjerash, u lejohet arsimimi në gjuhën amtare vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, jo edhe në institucionet e
arsimit të lartë, në Universitete! Në „rrethana të volitshme“ pushteti mund ta shfuqizojë ose ta ndryshojë çdo ligj që nuk është në pajtim me Kushtetutën, dhe shqiptarëve mund t'ua ndalojë arsimimin në gjuhën amtare në nilet universitar, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën me ligjin
për përdorimin e flamurit shqiptar në vitin 1997, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1973, si dhe me ligje të tjera. Çështja e arsimimit universitar në gjuhën shqipe në Maqedoni është rregulluar pjesërisht vetëm përmes disa ligjeve, jo edhe me Kushtetutë!

Sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit: "Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare
të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike."
Sipas Kushtetutës, me ndryshimet e vitit 2001 në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ja si është zgjidhur çështja e arsimimit „në gjuhën e tyre“, për pjesëtarët e bashkësive etnike, ndërsa gjuha shqipe fare nuk përmendet si gjuhë amtare dhe gjuhë e arsimimit të shqiptarëve në Maqedoni:

„Amendamenti VIII, 2001

1. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin dhe veçoritë e bashkësive të tyre dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së tyre. Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor,
gjuhësor dhe fetar. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat
arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.

2. Me këtë amendament zëvendësohet neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.“

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...