Shtrenjtohen parkingjet në Komunën Qendër

Maqedonia

Shtrenjtohen parkingjet në Komunën Qendër

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingje në Komunën Qendër” e ndryshoi ndarjen zonale të vendeve të parkimit në të frekuentuara. Në të ardhmen, parkingjet në “Lagja e Dibrës”, nga zona 1 do të kalojnë në 01, dhe për një orë parkim do të paguhet 50 denarë në vend të 40 që ishte deri tani. Në zonë më të lartë hynë edhe parkingjet “Bunjakovec” dhe “Kapishtec” të cilët nga zona e 2 do të kalojnë në zonën 1. Këtu në vend të 30 denarëve për një orë do të paguhet 40 denarë.

Me ndryshimin e zonës, në këto parkingje do të ndryshohet edhe kufizimi kohor për shfrytëzimin e parkingjeve, mënyrë e pagesës së parkingut dhe mënyrën e shfrytëzimit të kartës së parkimit preferencial për subjekt dhe i punësuar.

Me këto ndryshime, thonë nga ndërmarrja publike “Parkingje në Komunën Qendër”, do të arrihet organizim më i mirë i parkingjeve dhe do të vendoset kontroll më i madh në parkingjet e komunës. Për informimin më të shpejtë të qytetarëve për ndryshimet e ndarjeve zonale, kjo ndërmarrje publike do të vendos 99 tabela të informimit, ndërsa në ditët e ardhshme do të vendoset edhe tabela të reja, që në mënyrë të dukshme do t’ua lehtësojë shfrytëzimin e shërbimeve qytetarëve, ndërsa tabelat e reja informative do të jenë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze dhe në to do të ketë informacione për zonën, sektorin, koha maksimale e lejuar, mënyra e pagesës dhe çmimi i parkingut në orë.

Vendimi për miratimin e rregullave të reja për shfrytëzimin e parkingjeve publike është sjell nga Këshilli drejtues i NP “Parkingjet e Komunës Qendër”, dhe u votua në seancën e fundit në Këshillin komunal të Komunës Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat