Aleksandrova: Procesi i pajtimit është i kushtëzuar

Maqedonia

Aleksandrova: Procesi i pajtimit është i kushtëzuar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:41
Emilija Aleksandrova

“Nuk dhamë nënshkrime blanko, procesi i pajtimit dhe integrimit është i kushtëzuar”, deklaroi deputetja Emilija Aleksandrova pas mbledhjes së parë të trupit të pajtimit.

Ajo apeloi që procesi të fillojë sa më shpejt dhe pret që nga sot apo nesër grupet të fillojnë me punë. Ajo nuk dëshironte të komentojë për Propozim-ligin për amnisti për 27 prillit duke thënë se idetë dhe propozimet do të prezantohet para grupit i përbashkët, 

“Secila zgjidhje ligjore do të del nga grupet në fushën e integrimeve, reformave dhe pajtimit. Presim të përshpejtohet procesit, nuk do të jenë të lehta proceset, por të vetëdijshëm për të ardhmen e shtetit në këtë situatë nuk ka hapësira për improvizime”, deklaroi Aleksandrova.

Ajo gjithashtu e përsëriti qëndrimi se paraburgimet nuk çojnë drejt pajtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat