Vazhdon nesër debati për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Vazhdon nesër debati për ndryshimet kushtetuese

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:30
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë nesër do të vazhdojë debatin për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga marrëveshja e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese deputetja Ane Llashkoska nga OBRM-PDUKM theksoi se ajo nuk do të komentojë asgjë nga teksti i propozim amendamenteve, sepse ajo beson se Kushtetuta nuk duhet të hapet dhe ndryshohet, me qëllim që të ndryshojë emrin kushtetues të vendit, do të respektojë vullnetin e atyre që kanë dhënë besimin e tyre.

Ndërsa Nikolla Dimitrov duke ju replikuar deputetëve të opozitës, tha se në kontestin për emrin kishte tre çështje kryesore: emri, përfshirja dhe çfarë nënkuptonte çështja e identitetit, dhe frika kryesore ishte se shtimi i një mbiemri do të rrezikonte identitetin.

Ndërsa Syria Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se të gjithë aktorët politikë duhet të pajtohen që pa ndryshimin e emrit, ne nuk do të kishim ndonjë marrëveshje dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse Aleanca për Shqiptarët e mbështeti marrëveshjen, pavarësisht se kishte ndonjë koment mbi përmbajtjen e saj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat