Arafat Muaremi: Ne jemi ruajtësit e buxhetit, po ndjekim çdo shpallje publike

Maqedonia

Arafat Muaremi: Ne jemi ruajtësit e buxhetit, po ndjekim çdo shpallje publike

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, mbrëmë për 1TV ka folur rreth hetimeve që i bën Policia Financiare në lidhje me fondet buxhetore.

“Është e saktë se kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se gjithë paratë që janë marrë në mënyrë joligjore po kthehen. Policia Financiare është një nga mjetet që të konfirmohen këto fonde ilegale. Ne kemi mundësi të gjejmë ku janë paratë, gjegjësisht udhëheqim hetime financiare. Do të konfirmojmë për sa para është dëmtuar buxheti i shtetit”, tha Muaremi,

Ai gjithashtu shpjegoi procesin nën të cilin po bëhen hetime në Policinë Financiare.

“Nuk mund me saktësi të tregojmë ku janë paratë. Hetimet financiare janë proces i gjatë dhe kërkon kohë. Unë disa herë kam thënë se ne duhet të jemi ruajtësit e buxhetit, ne duhet të ndjekim harxhimin e fondeve publike. Këtë po e bëjmë tani. Po e ndjekim çdo shpallje publike që bëhet nën organet kompetente”, tha Muaremi.

Ai më herët ka deklaruar se në vitin 2013 janë larë mbi 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat