Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë në shtabin e NATO-s në Bruksel

Maqedonia

Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë në shtabin e NATO-s në Bruksel

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:24
Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Me ftesë të ambasadorit Takan Ildem, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm nga Divizioni për Diplomaci Publike, delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi vizitë pune në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Në përbërje të delegacionit të kësaj vizite të ishin Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Forsina Tashevska Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, dhe deputetët Emil Dimitriev, Rexhep Memedi, Emilija Aleksandrova dhe Vlladanka Aviroviq.

Siç njoftojnë nga shërbimi i Kuvendit, gjatë kohës së kësaj vizite pune delegacioni realizoi takime të rëndësishme dhe këmbim të mendimeve me zëvendës sekretaren e përgjithshëm të NATO, Rouz E. Getemoiler, përfaqësues i lartë në NATO, ambasadori Takan Ildem, Divizioni për Diplomaci Publike; Xhejms Mekej, Divizioni për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë; Ian Bejles, Divizioni për Planifikim dhe Politikë Mbrojtëse; kolonel Huan Martinez-Esparza, Drejtoria për Bashkëpunim dhe Siguri, si dhe më shumë ekspert nga Gjermania, Norvegjia dhe Sllovenia.

Në këtë takim u shqyrtua aspekti politik, i sigurisë dhe ushtarak i kyçjes drejt NATO dhe përfitimet të cilat Maqedonia do t’i ketë nga anëtarësimi në Aleancë. U bisedua edhe për rolin e aspektit kuvendar dhe të deputetëve në procesin aderues drejt përshpejtimit të procesit dhe plotësimit të kritereve dhe detyrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat