Rreth tre muaj më parë Alban Skënderaj preku zemrat e të gjithëve më këngën “Nëntori”. Ditën e sotme kantautori bëri sërish të njëjtën gjë me projektin më të ri muzikor.
Pak minuta më parë, Albani ka publikuar këngën me titull “Jetë”. Bëhet fjalë për një baladë të krijuar nga vetë ai, ku në qendër të fabulës vendoset dashuria e pastër, e sinqertë, e madhe dhe dhimbja që lihet pas kur ajo dashuri ndërpritet.
Prej shumë vitesh tashmë ai na dhuron muzikë për shpirtin dhe jemi të sigurtë se do ta bëjë edhe për shumë gjatë. Jeta e Albanit është e gjitha muzikë!/