Pse Armend Rexhepagiqi nuk është përdorues i rrjeteve sociale?

Mediale Vip

Pse Armend Rexhepagiqi nuk është përdorues i rrjeteve sociale?

Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:02
Armend Rexhepagiqi

Armend Rexhepagiqi i është rikthyer muzikës.

Këngëtari i cili pauzoi për një kohë shumë të gjatë për disa arsye, ka treguar në emisionin “Nd’rrimi i Natës”, se pse nuk është përdorues i rrjeteve sociale.

“Nuk i kam dashur shumë rrjetet sociale, më së shumti kam vlerësuar privatësinë, dhe këtë nuk ta japin as Instagrami e as Facebook”.

Ndër të tjerash, Armendi konfirmoi se ishte rikthyer muzikës tamam por nuk zbuloi planet për të ardhmen duke thënë se nuk do që të japë premtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat