Bebe Rexha ka arritur një sukses të ri me këngën "Say My Name".
Bebe Rexha përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka arritur një shifër të re klikimesh me hitin “Say My Name”.
Ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke kënduar live, ndërsa mahnit me zërin.
“Duke festuar 430 milionë klikimet me “Say My Name!!!, faleminderit”, ka shkruar Bebe.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, këngë kjo që është pëlqyer nga fansat e saj.