Kate gjithmonë e më e bukur se Meghan, mediat e huaja: “ Ka një komplot në pallatin mbretëror“!!

Mediale Vip

Kate gjithmonë e më e bukur se Meghan, mediat e huaja: “ Ka një komplot në pallatin mbretëror“!!

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:15
Kate Middleton, Meghan

Nëse gratë e bukura janë ato të lumtura, kjo për Kate Middleton mund të thuhej me plot gojën. Sepse është e lumtur, dhe duket gjithmonë e më e bukur. Por a po ndodh vërtet kështu? Apo është cështje trajtimi dhe kurimi të imazhit?  Shtypi I huaj përcjell disa zëra që flasin për një “komplot“ në pallatin mbretëror: kurimin e kujdesshëm të nuses së madhe e të preferuar përmes një strategjie të mirëfilltë konsulence të imazhit.

Flitet për lëvizje të mirëstudiuara që synojnë të ngrihet më lart figura e Kate-it përballë asaj të Meghanit. Konsulentja e imazhit Iris Tinunin thotë se tashmë është vënë re që Kate vishet në evente publike në mënyrë shumë më të vlerësuar sesa kunata.

Meghani sapo ka lindur dhe kuptohet që nuk është në formën më të mirë fizike, por pikat e saj të dobëta në këto momente nuk po mbulohen ashtu sic duhet, sic ëshrë rasti I prerjeve që evidentojnë problemet në bark apo fustani I zi që dukej sikur do t`I shpërthente në shpatulla!

Ndërsa Kate shfaqet gjithmonë me një gamë ngjyrash “mike“, të ëmvla e të shndritshme. Dhe fakti që duket kaq mirë nuk I detyrohet patjetër te qenit e dobët, thotë ekspertja, por është fryt I punës së kujdesshme të profesionistëve të imazhit!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat