Delinda i përgjigjet Irgen Çelës: Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Kopja kush është?

Mediale Vip

Delinda i përgjigjet Irgen Çelës: Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Kopja kush është?

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:09
Delinda Disha

Në puntatën e kësaj të shtune në “Shiko Kush Luan”, aktori Irgen Çela u pyet lidhur me mendimin e tij për “Çiftin e shqyer” në ‘Klanifornia’, një numër i cili thuhet se është imituar nga “Çifti i lumtur” në ‘Portokalli’.

Irgeni u shpreh se kopja nuk mund të jetë më e mirë se origjinali, duke treguar se këtë ide e kishte zhvilluar bashkë me Florin.

Duke qenë se tashmë shfaqet në një tjetër ekran, me partner Olsi Bylykun, Delinda Disha ka reaguar lidhur me deklaratën e Irgenit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Disha ka shkruar: “Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Ritkehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”

Në këtë formë Delinda mohon që roli i saj të jetë i imituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat