Beyonce vishet sërish nga kreatorët shqiptarë në albumin e ri

Mediale Vip

Beyonce vishet sërish nga kreatorët shqiptarë në albumin e ri

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:34
Beyonce

Diva e muzikës ka zgjedhur kreatorët shqiptarë për albumin e ri.

Beyonce së fundi ka publikuar albumin e ri vizual “Black is King” me kolonën zanore të “The Lion King: The Gift”.

Ajo tha se projekti është punuar me pasion dhe punë të madhe. Me këtë album vizual, këngëtarja tha se dëshiroi të paraqiste elemente të historisë së njerëzve me ngjyrë dhe traditës afrikane.

Në albumin e ri vizual, Beyonce edhe kësaj radhe zgjodhi të vishet me kreacione të dizajnerëve shqiptarë, kësaj radhe nga Kujta dhe Meri.

Këtë gjë e bënë të ditur këta të fundit me anë të një postimi në Instagram, ku u shprehën të lumtur që kishin rastin të punon për të.

“@beyonce në @kujtameri Faleminderit @zerinaakers ♥ ️! Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e Divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. @beyonce, ju do të jeni motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe! Unë pëlqej njerëz si ju!”, shkruan Kujta dhe Meri.

Beyonce po ashtu publikoi me videoklip këngën “Alreday”, ku vjen unike si çdo herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat