Aktorja e famshme diagnostikohet me sëmundjen Lyme: “Mbase e kam pasur prej vitesh”!

Mediale Vip

Aktorja e famshme diagnostikohet me sëmundjen Lyme: “Mbase e kam pasur prej vitesh”!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:21
Amy Schumer

Aktorja e njohur Amy Schumer ka zbuluar se është diagnostikuar së fundmi me sëmundjen Lyme e shkaktuar nga pickimi i rriqrave.

Komediania 39-vjeçare ndau një foto të fëmijërisë në Instagram të martën duke thënë se megjithëse u diagnostikua kohët e fundit, ajo dyshon ta ketë pasur prej vitesh sëmundjen.

Në postimin e saj, aktorja u kërkoi ndjekësve dhe miqve të saj të famshëm disa këshilla dhe sugjerime për të trajtuar sëmundjen.

Ajo tregoi se aktualisht po kurohet me doxycycline dhe ndonëse sqaroi se ndihet mirë me trajtimin, theksoi se mezi pret që të shpetojë prej saj.

Konkretisht, sëmundja “Borrelosis” ose ndryshe “Lyme” është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi” që transmetohet nga pickimi i rriqrave “Ixodes ricinus”.

Simptomat e sëmundjes “Lyme” ndryshojnë dhe zakonisht ndodhin gradualisht, ku më karakteristike është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi.

Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake,si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë.

Disa nga emrat e famshëm që kanë pranuar se vuajnë nga kjo sëmundje janë Richard Gere, Bella Hadid, Yolanda Foster, Crystal Harris, Avril Lavinge, Daryl Hall, Ben Stiller, Jane Alexander, dhe George Bush, Justin Bieber, etj.

Image
Amy Schumer
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat