Sara Hoxha zbulon lidhjen e gjakut me artistin e ndjerë shqiptar

Mediale Vip

Sara Hoxha zbulon lidhjen e gjakut me artistin e ndjerë shqiptar

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 20:07
Sara Hoxha

Si sot 4 vite më parë ndërroi jetë mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli. Ditën e sotme Sara Hoxha, ka zbuluar lidhjen e gjakut që ka pasur me artistin e ndjerë.

Përmes një postimi ajo ka treguar se ai ka qenë gjyshi i saj dhe e ka kujtuar me disa fjalë shumë prekëse. Sara ka publikuar në Instagram disa nga fotot ikonë të gjyshit të saj, nga koha kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.

“Kanë kaluar 4 vite dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe ti gjithmonë do të jesh gjysh!”, ka shkruar Hoxha.

Gjyshi i Sarës ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. 

Kujtojmë se Sara Hoxha është në pritje të ëmbël dhe për pak javë do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që do të jetë një vajzë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat