“Pse unë do të të mësoj ty të bësh seks”/ “Plas” në “Për’Puthen”

Mediale Vip

“Pse unë do të të mësoj ty të bësh seks”/ “Plas” në “Për’Puthen”

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:17
Sindi

Takimi mes Marisit dhe Sindit u komentua në studion e “Për’Puthen” në Top Channel.

Ana (ajo më e vjetra në emision për nga koha) ngriti dyshimet në lidhje me marrëdhëniet intime të Marisit, duke shtuar se djali i ka krijuar përshtypjen sikur është “i virgjër”. Kjo deklaratë u mohua nga Marisi i cili tha se në të kaluarën ka pasur marrëdhënie intime. Në ndihmë të tij u vendos Elvisi, i cili tregoi se kur një vajzë pyetet për pyetje të tilla meshkujt “kryqëzohen”, ndërsa tani në studio sipas tij po ndodhte e njëjta gjë, por nga krahu tjetër.

Ai shtoi se të ishte në vendin e Marisit do të ndihej i fyer. Ndërkaq, Melisa, tha se nuk do të dëshironte të kishte në krahë një mashkull pa asnjë marrëdhënie me femrat, pasi sipas saj, marrëdhëniet intime të bëjnë më të matur si njeri.

Elvisi: Është kryqëzuar një vajzë sepse kemi pyetur për marrëdhënie seksuale. Po tani pse po ia bëni djalit. Po si do të ndihesh ti po të pyes unë.

Ana: Më pyet.

Melisa: Pse unë do ia mësoj si të bëj seks. Unë mendoj, por edhe marrëdhënia seksuale e pjek njeriun. Marrëdhënia seksuale e rrit njeriun. Nuk e marr një djalë të virgjër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat