Këtë talent nuk ja njihnim!

Mediale Vip

Këtë talent nuk ja njihnim!

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:22
Florjan Binaj

Florjan Binaj është një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri dhe në spektaklin “Portokalli” ju ka dhënë jetë qindra karaktereve. Pothuajse çdo skeç të roleve të tij ai i shkruan vetë dhe madje shpesh edhe ato të kolegëve të tjerë në spektaklin e humorit. Më herët ai na ka zbuluar se ka talent edhe në pikturë dhe e kemi parë të publikojë foto të veprave të tij.

Mirëpo nuk e dinim që ai ka talent edhe në muzikë. Sot aktori i humorit ka treguar se di të luajë në piano dhe se e ka mësuar në mënyrë autodidakte me babain e tij. Florjani ka postuar në Instagram, dy video duke luajtur një pjesë të shkurtër në piano njëkohësisht me të atin. Pavarësisht se të dy e kanë mësuar vetë instrumentin, duket se janë goxha të talentuar.

“Me babin duke luajtur në piano aq sa kemi mësuar në mënyrë autodidakte nga krijimtaria muzikore e Artistit të Madh, Kujtim Laro”, ka shkruar Flori përkrah videove.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Pas postimit ai ka marrë shumë mesazhe pozitive nga ndjekës të tij, të cilët e përgëzojnë dhe shprehen të habitur për këtë anë të panjohur të aktorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat