I bëri namin me ofendime në “Për’puthen”, Ana 1 ndryshon papritur mendim për Sindin!

Mediale Vip

I bëri namin me ofendime në “Për’puthen”, Ana 1 ndryshon papritur mendim për Sindin!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Ana ,Sindi

Pas përjashtimit nga emisioni “Për’puthen”, Ana 1 u ftua në studio për t’iu komunikuar vendimi i marrë nga produksioni, si dhe u përshëndet me të gjithë konkurrentët.

Ajo shprehu fjalë të mira për të gjithë të pranishmit në studio, përveç konkurrentes Sindi Loci, e cila kishte pasur disa takime me Atdheun.

Duket se Ana ishte bërë xheloze për çiftin e ri që mund të krijohej, ndaj iu vërsul Sindit në studio me ofendime dhe debati mes vajzave ishte tepër i ashpër.

Ana u shpreh se Atdheu s’do të merrej kurrë me një femër si Sindi dhe u duk sikur mes vajzave lindi një armiqësi.

Por, nuk e dimë ç’ka ndodhur që papritur gjakërat janë zbutur dhe Ana ka ndryshuar mendim për Sindin. Në një video live të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, Ana është pyetur edhe për konkurrenten e “Për’puthen”.

“A je më e zemëruar me Sinin?”- e pyeti dikush, ndërsa përgjigjia e Anës i habiti të gjithë.

“Jo, sjam njeri që mbaj mllefe.”- u shpreh ajo.

Pra, duket se ajo ka ulur “armët” dhe ka ndryshuar mendim për konkurrenten, e cila vazhdon të jetë pjesë e emisionit.

Megjithatë, nuk e dimë nëse dy vajzat kanë komunikuar ndonjëherë me njëra-tjetrën pas debatit të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat