DJ Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae paralajmërojnë këngën e re “You”

Mediale Vip

DJ Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae paralajmërojnë këngën e re “You”

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:39
DJ Regard

Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae, kanë njoftuar për projektin e tyre të ri të quajtur, “You”.

DJ shqiptar, këngëtari e kompozitori australian dhe artistja kanadeze do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të premten (16 prill).

Kënga u paralajmërua për herë të parë në TikTok, me Troye duke postuar një video të tij dhe Tate duke kënduar së bashku.

“Kur përpiqem të rikthehem, të kthehem te ti / Kur flas me miqtë e mi flas për ty / kur Hennessy është i fortë, gjithçka që shoh është ti” – thuhet në një pjesë të këngës.

Dardan Aliu (emri i vërtetë i Regard) po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e tij.

Ai sivjet u nominua për herë të parë në mbrëmjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”.

I njëjti u nominua për “Këngën më të mirë britanike të vitit” për “Secrets”, të cilën e solli vitin e kaluar në bashkëpunim me Raye.

Troye i lindur në Afrikën e Jugut tashmë nuk është i huaj për të punuar me producentë të njohur, ai më herët ka bashkëpunuar me yjet si: Martin Garrix, Mark Ronson dhe Zedd.

Në anën tjetër, Tate McRae ishte një nga artistet që ‘shpërtheu’ gjayë 2020 me këngën “You Broke Me First”, duke grumbulluar kështu 100 milionë transmetime në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat