Ja kush e hodhi hapin i pari për lidhjen e dashurisë

Mediale Vip

Ja kush e hodhi hapin i pari për lidhjen e dashurisë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:09
Irina Shayk, Kanye West

Në vitin 2010 në këngën e tij “Christain Dior Denim Flow”, Kanye West shprehej: “Dua ta shoh Irina Shayk afër Doutzen”. Por 11 vite më vonë, Kanye West pati dëshirë që ta shihte Irina Shayk pranë vetes.

Prej javësh Irina dhe Kanye po përfliten se kanë nisur një lidhje dashurie, për të cilën hapin e parë duket se ka hedhur vetë reperi. Një burim pranë tyre ka treguar për “Us Weekly” se ka qenë Kanye ai që ka bërë lëvizjen e parë dhe se i pëlqen mënyra se si Irina sillet ndaj vetes dhe të tjerëve.

“Ata janë në lidhje prej 2 muajsh, nga të folurat tek takimet dhe tani që bën një udhëtim për ditëlindjen e tij. Kanye-s i pëlqen shumë që Irina është një njeri i shkujdesur dhe një person shumë i qetë për t’u shoqëruar.

Gjithashtu atij i pëlqen që Irina është një modele e njohur dhe e respektuar në komunitetin e modës. Atij i pëlqen që ajo ka ndikim në botën e modës. Ai mendon se ata mund të jenë një çift shumë elegant dhe i fuqishëm”, ka thënë një burim.

Për këtë lidhje të re, Kanye West ka marrë edhe aprovimin e ish-bashkëshortes, Kim Kardashian. Kjo e fundit duket shumë e kënaqur me zgjedhjen që reperi ka bërë për partneren e tij të re.

“Kim është e lumtur për atë dhe do që ai të nisë një kapitull të ri. Ajo mendon se Irina është njeriu i duhur për të”, ka thënë një burim ekskluzivisht për “Us Weekly”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat