Butrint na vjen keq, por Ardiani e veshi i pari!

Mediale Vip

Butrint na vjen keq, por Ardiani e veshi i pari!

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 23:51
Butrint Imeri dhe Ardian Bujupi

Gocat e ekranit bëjnë jo rrallëherë xing me njëra-tjetrën, por nuk mbeten pas as çunat. Së fundmi, Butrint Imeri dhe Ardian Bujupi janë vënë në shënjestër të syve vëzhgues të fansave, të cilët kanë vënë re se këngëtarët kanë veshur të njëjtën këmishë.

Ka qenë Ardiani ai i cili e ka veshur i pari te kënga “Peligrosa” dhe më pas edhe Butrinti nuk i rezitoi dot dhe e veshi te “Dale”, projekti i fundit i artistit të cilin e soli në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën.

Mesa duket këmisha e bardhë me printe verore “Casablanka” e cila ka vlerën e 300 eurove i ka vjedhur zemrën të dy artistëve, të cilët e kanë zgjedhur për klipet e projekteve më të fundit muzikore.

Image
Ardian Bujupi

Kujtojmë se në mesnatën e 3 korrikut, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga mban titullin “Dale” dhe është një këngë mjaft ritmike, perfekte për verën.

Image
Butrint Imeri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat