Olta nuk i frikësohet një fëmije të dytë, por me një kusht

Mediale Vip

Olta nuk i frikësohet një fëmije të dytë, por me një kusht

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 23:19
Olta Boka

Ju ka ndodhur të dëgjoni nënat që ankohen pas lindjes së fëmijës duke u shprehur se do e mendojnë gjatë një fëmijë të dytë? Kjo sepse kërkon shumë kohë e kujdes, por me Oltën nuk ndodh kështu.

Këngëtarja në një intervistë për revistën “Class” tregon se Gaia është një fëmijë aq i mbarë, sa ajo do të mund të rriste 10 fëmijë nëse do të ishin si ajo.

“Gaia, falë Zotit, është e mbarë. Mund të rritja edhe 10 fëmijë nëse do të ishin si ajo.

Nga opinionet edhe të të tjerëve, themi se Gaia është një miks midis të dyve ne. Gjatë shtatzënisë doja shumë t’i ngjante vetëm Ivit, por prej tij ka marrë tipare dominante si në pamje, dhe ne karakter dhe kjo më pëlqen shumë”-është shprehur Olta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat