George dhe Amal Clooney hedhin poshtë thashethemet

Mediale Vip

George dhe Amal Clooney hedhin poshtë thashethemet

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:23
George dhe Amal Clooney

George dhe Amal Clooney kanë mohuar thashethemet se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Aktori 60-vjeçar dhe partnerja e tij u detyruan të flasin publikisht pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë.

Mediat e huaja madje raportuan se do të bëheshin sërish me binjakë.

“Lajmet që thuhet se Amal Clooney është shtatzënë nuk janë të vërteta.“, ka thënë përfaqësuesi i çiftit.

Dyshja e njohur mirëpritën binjakët, Ella dhe Alexander 4 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat