“Levitating” nga Dua Lipa qëndron për 8 muaj rresht në “Top 10” të Billboard

Mediale Vip

“Levitating” nga Dua Lipa qëndron për 8 muaj rresht në “Top 10” të Billboard

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:06
Dua Lipa

Këngëtarja po shijon suksesin e muzikës së saj mjaft shumë.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Arritje si këto i vulos edhe vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një postim me statistika nga Billboard dhe Dua ishte në krye të top listës me këngën “Levitating” në “Top 10”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ajo ripostoi në Instastory një fotografi ku u tregua për arritjen e re të këngëtares. Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në “Billboard Hot 100” Dua u radhit në “Top 10” e listës për 35 javë rresht.

Ajo së fundi theu rekordin që e vuri vetë disa javë më parë, Dua është artistja e vetme në dekadën e fundit që ka kaq shumë javë në ‘Top 10’ në Billboard.

“Mirënjohëse që e bëra këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të preferuar në planetin tokë, por kjo këngë nuk do të ishte asgjë pa ju!”, tha Dua drejtuar fansave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat