Krisja e “Little Mix” shkaktoi një bujë të madhe, por cila ishte arsyeja? Na e tregon vetë Jesy Nelson

Mediale Vip

Krisja e “Little Mix” shkaktoi një bujë të madhe, por cila ishte arsyeja? Na e tregon vetë Jesy Nelson

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 16:26
Little Mix

Ylli i “Little Mix”, Jesy Nelson ka rrëfyer më herët për ‘Cosmopolitan’ se çfarë e shtyu të largohej nga grupi, ku ishte pjesë prej vitesh.

Ajo ka thënë se më në fund ndihet e lirë dhe ka pranuar se ka dashur që të vrasë veten shpesh dhe vetëm izolimi dhe largimi nga puna e bëri që të kuptojë në çfarë njeriu ishte transformuar.

Këngëtarja, u largua nga banda në Dhjetor 2020 pas nëntë vjetësh, duke dhënë deklaratën se të qenit pjesë e një grupi të profilit të lartë të vajzave, kishte dëmtuar shëndetin e saj mendor.

Ylli tregoi se kishte pësuar një sulm paniku në një set sepse ishte e pakënaqur me pamjen e saj.Por ky vendim i artistes ishte një shok për anëtaret e tjera të grupit të famshëm.

Një burim është shprehur se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, u informuan për vendimin e saj nëpërmjet avokatëve. Ky vendim i papritur ka shkaktuar një krisje mes vajzave, me të cilën nuk kanë folur për një vit.

Së fundmi, një burim ka treguar se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall e kanë marrë vesh një gjë të tillë përmes avokatëve dhe ky vendim i papritur i artistes ka shkaktuar një krisje mes vajzave.

“Jesy krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo menaxhmentit dhe ata e dëgjuan për këtë përmes avokatëve të saj. Ata e kanë mbështetur atë për dhjetë vjet dhe e kanë mbrojtur dhe janë të shkatërruar nga e gjithë kjo.”, u shpreh burimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat