“Më e lumtur se kurrë”!

Mediale Vip

“Më e lumtur se kurrë”!

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:39
Eve

Pas shumë përpjekjeve, këngëtarja e muzikës rep, Eve, është në pritje të ëmbël.

Në moshën 42 vjeçare, ajo pret një fëmijë për herë të parë ndërsa kishte tentuar shumë herë deri tani, por pa sukses.

“A e dini sa kohë kam që pres të ndaj një lajm te tillë me të gjithë ju? Sa kohë kam që e pres një bekim të tillë? “, ka shkruar Eve e emocionuar në Instagram duke iu drejtuar të gjithë fansave të saj.

Bashkëshorti i saj Maximillion, 49 vjeç, e rishpërndau mesazhin e reperes, duke thënë se “një njeri i vogël po vjen, dhe se ai është shumë i gëzuar”!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat