Melinda Gates: Zgjedhja për t’u ndarë nga Bill Gates, ishte “momenti im më i rëndë”

Mediale Vip

Melinda Gates: Zgjedhja për t’u ndarë nga Bill Gates, ishte “momenti im më i rëndë”

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:06
Melinda Gates dhe Bill Gates

Filantropistja amerikane, Melinda French Gates thotë se të kuptuarit se duhej të divorcohej nga Bill Gates pas 27 vitesh martesë dhe tre fëmijëve ishte “momenti më i rëndë” në jetën e saj.

Melinda ka thënë se të gjithë ballafaqohen me momente të rënda dhe se ajo “nuk është gjithmonë e lumtur”, duke shtuar se divorci nuk ishte diçka që ajo “mendonte ndonjëherë se do t’i ndodhte”.

“Sigurisht që nuk ishte ajo që mendoja ditën kur u martova. Por e kuptova vetë, më duhej të bëja një zgjedhje më të shëndetshme dhe kjo ishte vetëm një ditë shumë, shumë e trishtuar”, ka thënë Melinda.

Gates, 66 vjeç dhe French Gates, 57 vjeç, njoftuan ndarjen e tyre në maj të vitit 2021.

Pasi u menduam gjatë dhe bëmë shumë punë me lidhjen tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, tha ish-çifti në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

Por, dyshja shumë e përfolur duket ta kenë gjetur rrugën e mirëkuptimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat