Këta janë personazhet që rrallë e për mall e vënë buzën në gaz

Mediale Vip

Këta janë personazhet që rrallë e për mall e vënë buzën në gaz

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:21
Victoria Beckham, Kanye West dhe Leonardo DiCaprio

Të qeshësh është një cilësi që njerëzit e përdorin për të treguar se po ndihen mirë apo për të shprehur pozitivitet. Veçanërisht në ekran e qeshura të bën të dukesh edhe më mirë. Megjithatë disa personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ e shmangin të qeshurën duke krijuar idenë e njerëzve seriozë.

Kanye West ka pasur muaj ca të komplikuar së fundmi, por as para kësaj periudhe nuk e kemi parë të qeshë aq shpesh, e aq më pak tani, nuk presim ta vendosë buzën në gaz.

Victoria Beckham njihet si ndër personazhet më seriozë të ekranit. Nëse ajo buzëqesh në daljet publike kjo gjë bën menjëherë lajm.

Kristen Stewart është shprehur se miqtë e saj i kanë thënë se nuk duket bukur kur qesh, prandaj zgjedh që në daljet publike të qëndrojë sa më serioze.

Megan Fox qesh shumë rrallë. Nëse e shihni në ekran të qeshë me siguri nuk do e njihni.

Leonardo DiCaprio ka bërë një ndryshim drastik ndër vite. Në fillimet e karrierës ai shihej gjithmonë i qeshur, ndërsa tani e ka ‘pushtuar’ serioziteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat