Brooklyn Beckham tregon unazën e veçantë të martesës dhe s’do ta besoni sa kushton

Mediale Vip

Brooklyn Beckham tregon unazën e veçantë të martesës dhe s’do ta besoni sa kushton

Më: 1 maj 2022 Në ora: 07:34
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan më 9 prill në një ceremoni luksoze në pronën e familjes Peltz në Palm Beach, Florida. Detajet nga dasma u komentuan në mediat e gjithë botës, por unaza e Brooklyn ka shpëtuar pa u vënë re.

Në një video gatimi të shpërndarë në Instagram këtë javë, 23-vjeçari tregoi unazën e tij të martesës me diamante, të cilin e kombinoi me unazën e thjeshtë prej ari që mban në të njëjtin gisht.

Apeksha Kothari, COO i Rare Carat, ka treguar për Page Six Style se unaza duket se përmban diamante katrorë të bërë me porosi dhe sipas tij vlera e kësaj unaze mund të shkojë rreth 40,000 dollarë.

Çdo diamant duket të jetë rreth 0,70 karat secili, sipas Kothari - "ndoshta më i madhi që mund të jetë i përshtatshëm për përditshmëri, pa të penguar për shkak të madhësisë".

Neil Dutta, drejtor menaxhues i Angelic Diamonds, vlerëson se unaza mund të peshojë në total 6.5 karat dhe kushton rreth 50,000 dollarë.

Peltz duket se e ka ndryshuar gjithashtu unazën e saj pas martesës, duke treguar së fundmi një unazë të re me një diamant gjigant, në vend të asaj me smerald që mbante para dasmës.

Image
Unaza e Nicola Peltz
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat