Aktori turk me origjinë shqiptare bëhet bashkë me aktoren më të pëlqyer turke

Mediale Vip

Aktori turk me origjinë shqiptare bëhet bashkë me aktoren më të pëlqyer turke

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:37
Hande Erçel dhe Can Yaman

Dy aktorët më të komentuar në Turqi, Can Yaman dhe Hande Erçel do të bëhen bashkë për një serial të ri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se dy aktorët janë pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco”.

Vetëm pagesa e Yaman për këtë serial shkon deri në 850 mijë euro për episod. Seriali do të xhirohet në Itali dhe në krah të tij përflitet se do të jetë edhe Hande Erçel.

Aktualisht Can dhe Hande rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi. Can u bë shumë i njohur me rolin e tij në serialin “Erkenci kus” ndërsa Hande me rolin e Edës në “Dashuria është në ajër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat