E dashura miss e djalit të Jozefina Topallit rrëfen raportet! A i ka bërë kafe vjehrrës?

Mediale Vip

E dashura miss e djalit të Jozefina Topallit rrëfen raportet! A i ka bërë kafe vjehrrës?

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:20
Cindy Marina

Modelja e njohur Cindy Marina ka folur për marrëdhënien që ka me mamanë e partnerit të saj, ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.

E pyetur nga Rudina Dembacaj në Part Time në TvKlan nëse e ka kaluar testin e zonjës Topalli, ajo i shpreh “po”.

Ndër të tjera modelja shuajti edhe kureshtjen nëse do zgjidhte të bënte tatuazh emrin e të dashurit apo jo.

Rudina Dembacaj: A e ke kaluar testin e zonjës Topalli?

Cindy Marina: Mendoj që po.

Rudina Dembacaj: Çfarë të ka thënë? I ke bërë ndonjëherë ndonjë kafe zonjës Topalli?

Cindy Marina: Në fakt unë nuk jam shumë për kuzhinë, mesa duket nuk jam as për masazh…

Rudina Dembacaj: Tatuazh me emrin Genard diku nëpër trup, apo të qethesh komplet qerose?

Cindy Marina: Ndoshta mund të qethem dhe vendos paruke, se mamit s’i pëlqejnë shumë tatuazhet.

Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat