Art Abazi iu kërkon falje mediave, gjersa konfirmon se është ndarë nga e fejuara

Mediale Vip

Art Abazi iu kërkon falje mediave, gjersa konfirmon se është ndarë nga e fejuara

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:35
Art Abazi me ish të dashurën

Këngëtari shqiptar, Art Abazi, përmes një postimi të bërë së fundmi në InstaStory, u ka kërkuar falje mediave për një reagim të ngutshëm që ka bërë javën e kaluar karshi tyre.

E krejt kjo kishte të bënte mbi raportimet e mediave për ndarjen e tij nga balerina pejane, Rreze Qerreti.

Arti sqaroi të shtunën se në fakt ish-çifti tashmë i kanë ndarë rrugët dhe se në afet e sipër mund të ketë gabuar me qasjen e tij ndaj shtypit.

“Përmes këtij postimi, iu kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë bëra ndaj tyre javën e kaluar dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre viteve, e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time”, shkroi ai.

Tutje, interpretuesi i hitit “Enigmë” konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja – duke shtuar se reagimi mund të ketë pasuar edhe nga gjendja emocionale jo e kontrolluar në ato momente.

“Sidoqoftë, e vërteta qëndron te fakti se unë dhe ish-partnerja kemi vendosur t’i ndajmë rrugët tona, për t’i kontribuuar qetësisë dhe të ardhmes tonë. Kur ndajret ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohen lehtësisht…Andaj, duke ju falënderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj, ju përqafoj”, shkroi tutje këngëtari Art Abazi.

Image
Foto: Art Abazi/InstaStory

Kujtojmë që i njëjti sivjet pas një periudhe 12-vjeçare hoqi dorë nga pozita e tij si udhëheqës kreativ në Telekomin e Kosovës. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat