“Eci me shumë probleme”/ Orinda Huta pëson aksident, publikon foton

Mediale Vip

“Eci me shumë probleme”/ Orinda Huta pëson aksident, publikon foton

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 18:16
Orinda Huta

Kur është hera e fundit që je rrëzuar në mes të rrugës, shtëpisë ose kudo qoftë dhe ke mbetur me shenja në trup? Orinda Hutës kjo i ndodh vetëm 3 ditë më parë.

Ka qenë një ‘scooter’ shkaktari i një aksidenti që i shkaktoi një aksident nga i cili ajo thotë se ecën me problem. Teksa ka ndarë një foto në Instastory ajo shkruan: “Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”– shkruan ajo.

Image
Postimi

Kohët e fundit këngëtarja Orinda ka rrëfyer mes lotësh një nga historitë më të trishta të jetës së saj. Ajo zbuloi se ka përjetuar një abort, duke shtuar se këtë moment të vështirë e ka kaluar vetëm pak pasi ishte martuar. Orinda rrëfeu se rreth pesë vite më parë ajo dhe parnteri i saj Turjan Hysko zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të parë por fatkeqësisht e humbën tre muaj më pas.

“Ndodhi martesa edhe thamë ok, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë! Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba…”- rrëfeu ajo.

Moderatorja ka zbuluar arsyen përse zgjodhi ta tregonte tani këtë histori të jetës së saj. Me anë të një postimi në Instagram, Orinda tregoi se mes shumë arsyeve ajo donte ta rrëfente historinë atëherë kur vajza e saj kishte ardhur në jetë. Më tej shtoi se dëshironte të jepte shpresë për këdo që e pret me padurim ardhjen në jetë të një fëmije, teksa i ka falënderuar të gjithë fansat e saj për dashurinë dhe urimet që i kanë dërguar.

“Pas intervistes qe e shijova aq shume me @mirakazhanii per @post.tirana dhe qe ndava nje pjese te perjetimit tim, inboxin e kam pasur plot dhe jam perpjekur cdo dite t’ju pergjigjem. Me besoni ka ende shume pa hapur per te me vertetuar serish se sa shume jemi me kete lloj perjetimi.

Jam prekur me secilen prej historive qe keni ndare. Shume kush mund te pyes dhe pse zgjodha te rrefehem tani qe Atara eshte me mua. Mes shume arsyeve doja te flisja atehere kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja te beheshim bashke vec ne trishtim por edhe ne bekim, duke dhene shprese per kedo qe mezi e pret nje mrekulli. Falenderime nga zemra per dashurine dhe urimet. Plot bekime! #zotiështëmrekullibërës ”– shkroi Orinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat