Meqë të gjithë duan të mësojnë gjininë, Einxhel Shkira shuan kureshtjen

Mediale Vip

Meqë të gjithë duan të mësojnë gjininë, Einxhel Shkira shuan kureshtjen

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:05
Einxhel dhe Dagz

Sapo Einxhel dhe Dagz konfirmuan lajmin se janë në pritje të ëmbël, të gjithë tashmë duan të dinë gjininë e fëmijës. Komente pas komentesh, komentet për gjininë kanë qenë të panumërta. Në fakt, në intervistën e tyre të fundit në ‘Pushime on Top’, Einxhel dhe Dagz thanë se ata nuk e dinë gjininë, por po presin që ta zbulojnë në një moment të dytë bashkë me të afërmit dhe miqtë.  

Duke qenë se gjinia e fëmijës së parë pritet të mbetet enigmë edhe për disa javë, Einxhel ka bërë një sqarim për të gjithë fansat, por edhe portalet, që gjithashtu po aludojnë për gjininë.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj, moderatorja ka thënë se as ajo nuk e di gjininë, po pret që të jetë surprizë edhe për ta.

Siç tregon ajo edhe nga biseda me motrën e Dagz, e vetmja që e di gjininë është pikërisht ajo, halla. Kjo e fundit, me sa duket, do vazhdojë ta mbajë ekskluzivitetin deri në momentin kur të zbulohet për të gjithë – me siguri në një baby shower special.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat