Chiellini e tepron me sinqeritetin: Jam i shëmtuar, futbolli më ka ndihmuar të fle me femra

Mediale Vip

Chiellini e tepron me sinqeritetin: Jam i shëmtuar, futbolli më ka ndihmuar të fle me femra

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 07:10
Chiellini

Të jesh i shëmtuar nuk do të thotë domosdoshmërisht të mos kesh sukses me femrat pasi mjafton të jesh i talentuar dhe i njohur në fushën e lojës. E pranon një gjë të tillë mbrojtësi kampion Europe, Giorgio Chiellini që flet hapur se nuk e konsideron veten të bukur por ky fakt nuk e ka penguar aspak të peshkojë femra joshëse.

38-vjeçari me 9 tituj dhe 5 Kupa Italie që ka vendosur kurorë në vitin 2014 me Carolina Binistalli-n, në një intervistë për gazetën “Bild”, thekson:

“Më shikoni mua, më shikoni mirë, shikoni se sa i shëmtuar jam. Ky fakt nuk më ka penguar që të fle me femra shumë të bukura dhe kjo jo falë bukurisë time por për shkak të famës”.

Nuk mungon me dozat e larta të sinqeritetit mbrojtësi i Los Angeles FC, i cili shton se dyshon që do të kishte shkuar me shumë femra nëse nuk do të ishte futbollist i njohur në Itali dhe jo vetëm. Deklaratë e sinqertë nga babai i dy vajzave dhe i një martese të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat