Pse njerëzit mendojnë se Adele është martuar?

Mediale Vip

Pse njerëzit mendojnë se Adele është martuar?

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:42
Adele

Fansat symprehtë janë të bindur se Adele zbuloi aksidentalisht se ajo dhe i dashuri i saj, Rich Paul, u martuan fshehurazi.

Këngëtarja festoi fitoren e Emmy-t të saj të parë me një seri fotosh në Instagram, por një foto tregonte trofeun në tavolinën e saj me një aksesor që i bëri 50.8 milionë ndjekësit e saj të dyshonin se dyshja e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Sfondi i fotos tregonte një lojë të personalizuar të Rummikub – e preferuara e çiftit - me një shkrim "The Paul's" në pjesën e jashtme.

"'The Paul's’, a jeni martuar?!”, pyeti një fans.

“Ajo na dha dy njoftime në një postim. E dua energjinë e saj”, komentoi një tjetër.

Adele nuk ka preferuar t’i komentojë spekulimet. Ajo i mohoi thashethemet e fejesës në kopertinën e saj të Elle të shtatorit 2022, pasi mbajti një unazë të madhe diamanti në Brit Awards në shkurt.

Këngëtarja konfirmoi lidhjen me Paul në korrik 2021, pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki, me të cilin ka djalin 9-vjeçar, Angelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat