Sofia Vergara dhe Heidi Klum argëtohen bashkë prapa kamerës

Mediale Vip

Sofia Vergara dhe Heidi Klum argëtohen bashkë prapa kamerës

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:27
Sofia Vergara dhe Heidi Klum

Aktorja Sofia Vergara dhe ish-supermodelja Heidi Klum, janë anëtarë të jurisë së kompeticionit botëror “America’s Got Talent”, ndërsa së fundmi paparacit i kanë fotografuar gjatë arritjes së tyre në këtë program.

Siç shihet nga imazhet, të dyja ishin rregulluar nga koka te këmbët – të dyja me veshje të ndryshme që ua theksonin figurën e tyre.

Pas i kanë gjykuar konkurrentët e këtij spektakli, Vergara e ka shfrytëzuar momentin për të realizuar një video material, në të cilin argëtohet çmendurisht me kolegen dhe mikeshën e saj, Heidi Klum.

E ndërsa modelja po xhironte, aktorja e shfrytëzoi rastin për të luajtur me flokët e saj. Videoja e publikuar në Instagram u ka pëlqyer fansave të shumtë, të cilët janë shprehur se të dyja janë thjesht perëndesha të spektaklit.

“Perëndesha”, “Dy bukuroshe të mrekullueshme”, “Ju dua” – ishin vetëm disa nga komentet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat