U zhvesh në pishinën e hotelit, arrestohet Nikita Dragun

Mediale Vip

U zhvesh në pishinën e hotelit, arrestohet Nikita Dragun

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Nikita Dragun

Modelja dhe YouTuberja e famshme, Nikita Dragun raportohet të jetë arrestuar gjatë kësaj jave, pasi u kap duke ecur lakuriq në një pishinë të një hoteli luksoz në Miami.

Dragun, emri i vërtetë i së cilës është Nikita Nguyen dyshohet se kishte shëtitur në zonën e pishinës me kostumin e saj të banjës dhe ishte e “çrregullt” për orë të tëra, shkruan TMZ.

Stafi i hotelit pohoi se kur i kërkuan që të vishte rrobat e saj, ajo me dashje hodhi ujë mbi to, që ishte momenti kur u thirrën policët.

Megjithatë, në momentin që policia mbërriti atje, 26-vjeçarja kishte shkuar në dhomën e saj të hotelit dhe po shoqërohej me një ton të lartë muzike.

Në përpjekje për ta vënë nën kontroll, oficerët e policisë dhe sigurimi i hotelit trokitën në derën e saj disa herë përpara se të përgjigjej, por kur i thanë se duhej të respektonte rregullat e hotelit, ajo dyshohet se përplasi derën dhe keqtrajtoi një nga ta, për çka edhe u arrestua nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat