Nga i dashuri problematik, te karriera e dështuar në SHBA, Trejsi Sejdini nis flirt të ri në kërkim të famës

Mediale Vip

Nga i dashuri problematik, te karriera e dështuar në SHBA, Trejsi Sejdini nis flirt të ri në kërkim të famës

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:25
Trejsi Sejdini

Një karrierë të trazuar ka pasur Trejsi Sejdini në modeling. Vajza që u bë e njohur te “Miss Universe”, u shndërrua shpejt në kryefjalën e mediave. Sa për pozat e saj të guximshme, aq edhe për historinë rozë me një nga emrat e njohur të botës së krimit. Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Trejsi ka pasur një histori dashurie me Leonard Dukën, sot i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.

Menjëherë, ajo vendosi të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA, ku dhe provoi të bëjë karrierë si modele. Por, duket se gjërat nuk ecën shumë mirë për të dhe rikthimi ishte shumë i shpejtë, ndonëse pati goxha mbështetje edhe në kontinentin e largët. Mjaftojmë të kujtojmë se modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e Trejsi Sejdinit, teksa shfaqet e veshur me setin sportiv “Reebook”.

Veshur me një kostum sport, ku dominojnë ngjyrat e bardhë dhe portokalli fosforeshente, Gigi Hadid e ka pëlqyer mjaft koleksionin e saj të “Reebook”, veshur nga ish-misi shqiptar, Trejsi Sejdini. Por shpejt, Trejsi do të rikthehej sërish në vendin tonë, për të qëndruar disa muaj derisa të provonte sërish famën në SHBA. Duhet thënë se edhe këtë herë, bukuroshja nga Elbasani nuk arriti atë që donte duke sjellë rikthimin e saj në vendin tonë, këtë herë duket se në mënyrë përfundimtare.

Image
Trejsi Sejdini/Instagram

Në rrjetet e saj sociale ajo vijon të vijë ekstravagante, duke qenë e vendosur mos ta humbë postin e saj si një nga modelet më të zjarrta të vendit tonë. Deklaratat e saj publike janë gjithnjë të forta, duke e shndërruar në kryefjalën e mediave për ditë me radhë. Modelja së fundmi ka dhënë një interviste për “Prive”. Ndër të tjera ajo është pyetur nëse do të luante në një film pornografik, nëse do t’i ofronin 1 milion euro. “Sigurisht që do të pranoja”, ka thënë Trejsi.

E pyetur nëse është pro apo kundër martesave gej, Trejsi tha: “Jam pro martesave brenda të njëjtës gjini”. Ndërsa pyetjes nëse është e virgjër apo jo, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet, duke lënë të nënkuptohet se nuk është e nevojshme që t’i bëhet kjo pyetje, pasi përgjigjja dihet. Duket se deklaratat e forta të Trejsit kanë bërë që ajo të mbetet ndër imazhet më të ndjekura për publikun si dhe në rrjetet sociale.

Pas rikthimit në Shqipëri, modelja po vijon me jetën e saj luksoze si dhe me fotot e reja që më së shumti janë për “Instagram”-in e saj sesa për fushata publicitare. Por, duket se këtë herë Trejsi ka bërë sërish të gjithë të flasin për të, teksa u shfaq në foto me Romeo Veshajn. Kaq mjaftoi që vetë binjakët të publikonin trajlerin e emisionit të ri, ku shfaqej si e ftuar Trejsi Sejdini. Por në fakt, foto e takimit të tyre, si mund të duket daton në verë. Duket se takimet e tyre janë zhvilluar më herët sesa Trejsi të merrte ftesën për në emision, duke na bërë të mendojmë se mes tyre ka diçka më shumë sesa biseda mes një prezantuesi dhe një ftuari.

Megjithatë vështirë se do të mund të mësojmë detaje të reja prej tyre, deri në fotot e tjera të shkrepura së bashku. Më parë Trejsi njihej vetëm nga videoja tek rrihte një djalë në rrugicat e Elbasanit, por për publikun u bë e njohur si e ftuar në “Top ShowMagazine”. Trejsi Sejdini i është rikthye edhe një herë videos së publikuar, në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke goditur një djalë. Ajo tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë, duke i kërkuar falje djalit.

“Kur jam filmuar tek ajo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeçe. Por që në moment, i kam kërkuar falje djalit. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por, shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu”, tha Trejsi në panelin e “Top Show”. Më tej, vajza tregoi se ishte studente, ndërsa merret edhe me modeling. Por nuk zgjati shumë pendesa, pasi ajo iu rikthye zakonit pak kohë më parë.

Trejsi u përfshi në një tjetër konflikt në një prej clubeve të Tiranës, tek shihej në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo u filmua teksa debatonte dhe më pas, godiste me këpucë e shishe birre një person tjetër në klub, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijonte më tej. Megjithatë, me hiret e saj, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në klub, çka, me sa duket, ka qenë edhe shkaku i sherrit.

Sa i takon stilit të jetës, ajo njihet si një vajzë pa tabu. Në “Instagram”-in e saj, ku ka mbi 1 milion ndjekës, shihen edhe punët e saj si modele pasi ka marrë pjesë në klipe të ndryshme si modele; kujtojmë “Gang Gang” nga Fero dhe “Xhelozia” nga Mozzik. Pak kohë më parë, ajo u përfol edhe për një lidhje me reperin Don Xhon. Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com”, ku dyshja shfaqet duke darkuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata shfaqen shumë të afërt, edhe pse janë ulur ballë për ballë në tavolinë. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto foto, por misi kaloi disa ditë në Prishtinë gjatë asaj periudhe kohore. Postimet në “Instastory” gjatë atyre ditëve i shtuan edhe më shumë dyshimet. Modelja ka postuar një video të vetes, teksa në sfond dëgjohet kënga e Don Xhonit. Sot, modelja vijon të provokojë me fotot seksi në rrjetet sociale, duke kërkuar ende postin si modele, më shumë sesa një vajzë e bukur “Instagram”-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat