Ronela Hajati shkëlqen në Spanjë, por thotë se njerëzit shfaqin vetëm negativitet: Komentet për peshën time nuk përfundojnë kurrë

Mediale Vip

Ronela Hajati shkëlqen në Spanjë, por thotë se njerëzit shfaqin vetëm negativitet: Komentet për peshën time nuk përfundojnë kurrë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:53
Ronela Hajati

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati po vazhdon suksesshëm performancat edhe jashtë vendit që nga koha kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në Spanjë “Mediafest Night Fever” ku edhe shkëlqeu me performancën.

Por, gjatë kohës sa ndodhej në skenë ajo pati një incident të vogël kur mikrofoni u shkëput dhe ra, megjithatë ajo vazhdoi performancën dhe pas përfundimit të emisionit ishte personi i 12-të më i kërkuar në Spanjë.

Ndonëse për incidentin e saj u komentua në media vendore, Ronela në një postim në Insatgram tha se e njëjta nuk ndodhi edhe me suksesin e saj ndërkombëtar.

Autorja e “Sekret” u shpreh se në vend të arritjeve, ajo komentohet vetëm për peshën e saj dhe dështimet duke lënë anash faktin që në Spanjë u këndua shqip.

Ronela përfundoi postimin duke kërkuar më shumë pozitivitet ndaj njëri-tjetrit e ‘sidomos për gjakun tënd’ .

Ndryshe, theksojmë që Ronela pak javë më parë mori pjesë edhe në një nga evente më të njohura në Spanjë “GQ Man of The Year Awards”, pjesë e të cilit ishin edhe shumë yje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat