Princi Harry zbulon se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë, në atë moshë përdori edhe lëndë narkotike

Mediale Vip

Princi Harry zbulon se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë, në atë moshë përdori edhe lëndë narkotike

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:44
Princi Harry

Janë zbuluar një rrjedhë pretendimesh dhe akuzash të bujshme nga autobiografia e Princit Harry, “Spare”.

Libri përshkruan ankesat dhe hidhërimet në Familjen Mbretërore, si një pretendim që ai dhe Princi William i kërkuan babait të tyre të mos martohej me Camilla.

Por një nga pretendimet më të habitshme nga Harry, i raportuar fillimisht nga gazeta Guardian, ishte se si ai u sulmua fizikisht nga vëllai i tij.

Kensington Palace dhe Buckingham Palace kanë thënë se nuk do të komentojnë këto pretendime.

BBC News ka marrë një kopje të “Spare” pasi disa të tilla dolën në shitje herët në Spanjë dhe u përkthyen.

Në rrëfimet e tjera, Harry shkruan se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë nga një grua e moshuar në një fushë pas një pijetoreje.

Ai thotë se ishte një përvojë “poshtëruese”, gjatë së cilës gruaja e trajtoi atë “si një hamshor i ri”.

Tutje, në libër flitet për përdorimin e kokainës në moshën 17-vjeçare, pirja e duhanit të kanabisit dhe marrja e kërpudhave magjike

Harry thotë se atij iu ofrua një linjë kokaine në shtëpinë e dikujt kur ishte 17 vjeç dhe pranon se e kishte marrë drogën edhe në disa raste të tjera, megjithëse nuk i pëlqente.

Nuk ishte shumë argëtuese dhe nuk më bëri të ndihem veçanërisht i lumtur siç u duk të gjithëve, por më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte objektivi im kryesor. Unë isha një djalë 17-vjeçar i gatshëm të provoja çdo gjë që ndryshonte rendin e paracaktuar”, shkruan Harry.

Ai rrëfen gjithashtu pirjen e kanabisit në një banjë në Kolegjin Eton ndërsa ishte nxënës, ndërsa oficerët e policisë në Luginën e Thames që shërbenin si truproja të tij patrullonin pjesën e jashtme të ndërtesës.

Harry gjithashtu përshkruan marrjen e kërpudhave magjike gjatë një udhëtimi në Kaliforni në vitin 2016. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat